Zbulimi i Romës refuzon Serbinë, mendon vetëm për Belgjikën

08/03/2024 17:51

Mile Svilar ka refuzuar të luajë për përfaqësuesen e Serbisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, portieri i Romës, nuk iu përgjigj thirrjes së trajnerit të ballkanasve për miqësoret e muajit mars.

Svilar prej kohësh po kërkon një ftesë nga përfaqësuesja e Belgjikës. I kontaktuar nga mediat kryesore serbe, për të dhënë më shumë informacione, babai i portierit nuk i konfirmoi këto zëra:

“Gjithmonë e kam bindur Milen që të pranojë ftesën e Serbisë dhe të luajë për ne. Megjithatë, ai ka lindur në Belgjikë, ka luajtur me shumicën e djemve që tani luajnë për përfaqësuesen belge”, deklaroi i ati i futbollistit.

Svilar mbrojti portën e Belgjikës deri në moshën 21-vjeçare, më pas në 2021-shin erdhi aktivizimi me Serbinë.  Shtatorin e kaluar, FIFA i lejon lojtarët të ndryshojnë përfaqësuesen edhe pas debutimit, ndonëse me kufizime specifike./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA