Të gjithë mund të shikojnë trëndafilin klasik, por a mund të gjeni fytyrën e fshehur në figurë (fotogaleri)

08/03/2024 21:46

A jeni gati të zgjidhni një nga iluzionet optike ‘më të komplikuara’?

Krijuesit e imazhit thonë se vetëm njerëzit me inteligjencë të lartë mund të zbërthejnë këtë sfidë në 10 sekonda.

Imazhi tregon trëndafilin me gjethe e gjemba, por mes bimësisë një fytyrë njeriu fshihet diku, dhe detyra jote është ta zbulosh.

Sfida si këto janë krijuar enkas për të gënjyer shikimin tuaj, që kjo më pas të përcaktohet si tregues i inteligjencës dhe forcës së mendimit, shkruan TheSun.

Një shprehje thotë se ‘sytë janë kot, kur mendja është e verbër’ prandaj nëse ruajmë ftohtësinë e mendjes, mund të eliminojmë gënjeshtrat që na prezantohen shpesh nga shqisat, që në shumicën e rasteve nuk janë për të mirën tonë.

Përgjigja e sfidës se trëndafilit është në fotogaleri, dhe nëse jeni gati, keni të tjera mistere ku mund të përpiqeni të perfeksiononi mendimin kritik dhe aftësitë ruajtes së fokusimit dhe interpretimit të drejtë të gjërave, sado të dykuptimta t’ju duken në pamje të parë.

Një tjetër shprehje e vjetër thotë se ‘gjërat janë shumë më të thjeshta nga të tjerët të bëjnë të kuptosh’, prandaj mjafton te thellohesh ne disa detaje dhe origjina e tyre del shpejt ne pah, edhe pse nuk i referohen vetem iluzioneve optike por jetes ne pergjithesi.

FOTO GALERI
2/5
Gjeni silueten e dhelpres qe fshihet ne figure

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA