Analisti Arjan Curri bëri një analizë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, teksa këtë të fundit e konsideroi më popullor me njerëzit.
Ai deklaroi në “Top Story” se Berisha nuk arriti ta manipulojë agjendën, ndërsa Rama e bëri këtë, duke siguruar kështu përjetësinë në pushtet dhe imunitet në përfundimin e saj.
Me agjendë ai nënkuptoi ndërkombëtarët dhe superfuqive që janë mbi Shqipërinë.
Duma: Ai relativizimi që ti i bën, çdo gjë është agjendë, çdo gjë është fokus, strategji, etj. Cilin nga dy personazhet, Ramën apo Berishën e sheh më të vërtetë në publik?
Curri: Të dy janë të vërtetë në strategjinë e tyre. Rama më duket se është më tepër vetja. Sepse të dy e adhuruan pushtetin, të dy deshën ta mbanin përjetësisht pushtetin, më gjatë ka arritur ta mbajë Rama. Njëri e manipuloi agjendën, tjetri u manipulua nga agjenda. Agjenda është e njëjtë për të dy, bëhet fjalë për atë sipëroren. Berisha nuk e manipuloi dot agjendën, nuk iu bund asaj dhe agjenda po mundohet ta nxjerrë me çdo kusht. Rama nga ana tjetër e manipuloi agjendën, u vu në shërbim të saj, bëri pazar dhe siguroi përjetësinë në pushtet dhe imunitetin në fund të pushtetit.
Duma: Me fjalën agjendë ti nënkupton, agjendën e ndërkombëtarëve dhe forcave më madhore që janë mbi Shqipërinë.
Curri: Po.
Top Channel