Burg për ish-krerët e UÇK-së, Milaim Zeka: E dija që para 3 ditësh se do kishte vendim të rëndë, ja sinjalet

16/09/2026 13:42

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ishte ditën e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëri Live” me Sidorela Gjonin, ku komentoi vendimin e dhënë për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas tij, ai e dinte që para tre ditëve se do merrej ky vendin dhe tregon sinjalet.

Me thënë të drejtën kam tre ditë që unë, fëmijë e mi dhe familja ime kemi qenë jo të shqetësuar, por të shokuar. Sepse vendimin përfundimitar që do ishte shumë i rëndë e kam ditur para 3 ditëve. Të kam treguar edhe te “Shqipëria Live” para 3 ditësh kur jemi lidhur, duket se ka qenë e enjte ose e premte, më datë 12. Të thashë që të gjitha sinjalet më çojnë se dënimi do jetë shumë i rëndë.

E para, ndryshimi radikal i qëndrimit politik të Albin Kurtit, i cili tha se nuk e votojmë Vlora Çitakun. Pastaj e mblodhi me urgjencë kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bëri shaka me të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë atdheut, tha tani e votojmë. Doli me ata gishtat e tij në formë gërshërë dhe tepër i buzëqeshur dhe i lumtur se e kishte marrë lajmin se Hashim Thaçi dhe të tjerët po dënoheshin në Hagë.

Kjo ishte për mua dëshmia më e madhe. Dëshmia numër dy ishte komunikata e Bashkimit Europian që thoshte se ‘ekziston dhe apeli”. Dëshmia numër tre ishte shpërndarja e komunikatës të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kishte dhënë urdhër për korin diplomatik që ditën e mërkurë, sot, të mos i dërgonin fëmijët në shkollë”, u shpreh ai.

Të katërt janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Top Channel