Pas përfundimit të dy samiteve në Tiranë, të zhvilluar më 28-28 shkurt, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Azerbajxhan.

Një media vendase ka publikuar foto në platformën “X” në momentin kur Rama ka zbritur nga avioni dhe zbulon se arsyeja e vizitës së tij është për gazin, investimet e përbashkëta dhe heqjen e vizave.

Më pas, përmes një postimi në “Facebook”, Rama njoftoi se shkoi drejt Azerbajxhanit si “i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar bashkërisht për ecurinë e projekteve tona të përbashkëta në fushën e energjisë, ku tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri, ashtu si edhe është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës, ndërkohë që ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit. Shqipëria dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë më tej projekte në interes të përbashkët, në rrugën e një miqësie e partneriteti që vetëm do të forcohet në çdo hap”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA