Një kamion ka pësuar një spostim të ngarkesës me tulla në segmentin e rrugës Kardhiq-Delvinë pranë Taroninës.

Ngarkesa me 22t tulla është shembur në rrugë, dhe ka vënë në rrezik disa mjete në momentin e incidentit. Raportohet se nuk ka të lënduar dhe as përplasje me mjete të tjera.

Aktualisht është duke u pastruar aksi rrugor, ndërsa mjeti udhëtonte nga Delvina për në Gjirokastër. Përforcimi i aksit me forca policie brenda pak minutash ka ulur ritmin e trafikut duke parandaluar incidente të tjera.

Shkak për incidentin deri tani mendohet të ketë qenë shpejtësia përtej normave të lejuara për kamionë transportues.

Incidenti ka ndodhur rreth 3 km larg vendit të incidentit të djeshëm, ku një mjet tip autobot ka dalë nga rruga, e si pasojë ka rënë në një humnerë pranë daljes së tunelit dhe ka shpërthyer në flakë. Automjetin e drejtonte një 59-vjeçar ukrainas, i cili ka humbur jetën në vend. Shoferi ukrainas me 20 vjet eksperiencë ka dalë nga rruga fillimisht duke u përplasur përgjatë bordurës metalike anësore përgjatë 15 metrave dhe më pas është shembur në humnerë, rreth 30m nën rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA