U dënua për dhunë seksuale, Barcelona “fshin” Alveshin nga lista e legjendave

27/02/2024 13:56

Barcelona ka hequr ish-mbrojtësin e Blaugranas, Dani Alves nga faqja e saj në rubrikën “Legjendat” pas dënimit të tij me 4 vjet e 6 muaj për sulm seksual.

Një qëndrim i qartë i mbajtur nga klubi katalanas ndaj brazilianit të dënuar nga drejtësia për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në banjat e klubit të natës Sutton në Barcelonë, natën mes 30 dhe 31 dhjetor 2022.

Dani Alves, futbollisti i dytë më i suksesshëm në histori me 43 tituj të tejkaluar vetëm nga Leo Messi, ka luajtur 408 ndeshje me Barcelonën, duke fituar 3 Champions League, 3 Superkupa Spanjolle, 3 Kupa Bote, 6 kampionate, 4 Copa del Rey dhe 4 Superkupa të Spanjës. Pavarësisht kësaj, statusi i tij si ‘Legjendë’ i klubit u anulua për shkak të asaj që ndodhi.

Ish-lojtari i Barcelonës, Sevillas dhe Juventusit do të duhet të jetojë gjithashtu pesë vjet provë dhe iu dha një masë ndalimi nëntë-vjeçare ndaj viktimës. Gjithashtu, gjyqtarët vendosën dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh për të njëjtën vajzë që ishte viktimë e dhunës. Duket se është një rënie totale nga karriera e tij.

 “Unë mendoj se kushdo që bën një gabim duhet të ndëshkohet”, tha trajneri i Brazilit Tite për Dani Alves, duke konfirmuar se ai nuk është në dijeni të gjithçkaje që i ka ndodhur lojtarit. Por tani është befasuese që Barcelona e ka marrë këtë vendim. Sidomos sepse Dani Alves e kaloi pjesën e fundit të karrierës së tij në Katalonjë, duke u rikthyer në klubin që e kishte bërë të madh. Gjatë historisë së saj 125-vjeçare, ka pasur 102 futbollistë që janë emëruar legjenda të Barellona.

Historia e fundit përfshin gjithashtu Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique, të cilët ishin të fundit që hynë në këtë listë përveç të dyshuarve të zakonshëm si Ronaldinho ose Messi. Prania e Dani Alves, pra, nuk ishte befasuese dhe me listën e tij të sukseseve ishte pothuajse e detyrueshme që ai të përfshihej. Vendimi i Barcelonës e bën të qartë se sa shumë futbolli dëshiron të distancohet tani, duke dërguar gjithashtu një mesazh të fortë dhe të qartë në lidhje me këtë aferë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA