21/12 18:48
Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti feston këtë të hënë 31-vjetorin.
Klubi i mbrojtësit “kuqezi”, Atalanta ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë shumë të veçantë.
Atalanta ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e uron kapitenin e “shqiponjave” në gjuhën shqipe.
“Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.
Top Channel