Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken pak minuta më parë ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri.
Ai është përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Blinken zhvilloi vizitën e tij të parë në Tiranë, ku u takua me liderët e vendit dhe përfaqësues të drejtësisë së vendit.
Ai ka zhvilluar takime me Begajn dhe Ramën, e më pas mbajti një konferencë të përbashkët me këtë të fundit.
Por përpara kësaj konference ai nënshkroi me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, marrëveshje me dy memorandume.
Në Tiranë u firmos Memorandumi i Mirëkuptimit Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj (dezinformimit) si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.
Top Channel