Fotolajm/ Largohet nga Tirana Antony Blinken, përcillet në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministri Hasani

15/02/2024 20:33

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken pak minuta më parë ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri.

Ai është përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Blinken zhvilloi vizitën e tij të parë në Tiranë, ku u takua me liderët e vendit dhe përfaqësues të drejtësisë së vendit.

Ai ka zhvilluar takime me Begajn dhe Ramën, e më pas mbajti një konferencë të përbashkët me këtë të fundit.

Por përpara kësaj konference ai nënshkroi me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, marrëveshje me dy memorandume.

Në Tiranë u firmos Memorandumi i Mirëkuptimit Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj (dezinformimit) si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA