14 shkurti ka qenë gjithmonë më i veçantë se çdo ditë tjetër e muajit. Pothuajse të gjithë, e njohin Ditën e Shën Valentinit si një festë për dashurinë.

Edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me zemra të kuqe, simbol i dashurisë, për të dhuruar një atmosferë të ngrohtë në këtë ditë të veçantë.

Si ka filluar Dita e Shën Valentinit?

Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Romakët e kishin pasur një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt, zyrtarisht në fillim të pranverës së tyre.Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr emrin nga kutia ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.

Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte këtë festival në festë krishtere dhe kishte vendosur ta përdorte edhe për ta rikujtuar Shën Valentinin.

FOTO GALERI
18/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA