Si çdo vit, në fund të sezonit të transfertave dimërore, FIFA publikoi raportin ndërkombëtar për lëvizjet e të gjitha klubeve.
Dritarja e marrë në konsideratë fillon nga 1 janari dhe që zgjat deri në fund të afatit kalimtar, pra 1 shkurt.
Vetëm në futbollin e meshkujve, shpenzimet totale të klubeve për transferta arritën shifrën e 1.46 miliardë dollarëve, duke e bërë kështu sezonin e kaluar të transferimeve dimërore të dytin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Megjithatë, rekordi arriti edhe në futbollin e femrave. Në fakt, në sesionin e fundit të merkatos së dimrit janë shpenzuar 2.1 milionë dollarë, ose 2.5 herë më shumë se shuma e shpenzuar në janar 2023.
Në vendin e parë në renditjen e shpenzimeve për transferimet ndërkombëtare të lojtarëve meshkuj në janar 2024 e zënë klubet franceze. Në fakt, shpenzimet totale arritën në 291.9 milionë dollar ndërkohë shpenzimet e janarit të klubeve angleze, të cilat kryesojnë tabelën e shpenzimeve të transfertave verore, ranë në mënyrë dramatike me 80% krahasuar me shpenzimet rekorde të regjistruara në janar 2023.
Top Channel