Rey Manaj ishte shumë afër rikthimit në Serie A gjatë merkatos se janarit. Sulmuesi lushnjar po bën shumë mirë në Turqi, teksa deri në ktë fazë të sezonit numëron 15 gola me Sivassporin mes kampionatit dhe Kupës.
Salernitana e kërkoi në Serie A, por pengesë u bënë pretendimet financiare të drejtuesve të Sivassporit. Menaxheri i Manajt, Vincenzo Pisacane, në një rrëfim për TMW u ndal edhe te situate e 26-vjeçarit.
“Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitanën, por më pas Sivasspori pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje”
Manaj ndodhet nën kontratë deri në 2026 me Sivassporin. Më parë ka luajtur me skuadra si Inter, Barcelona, Ëatford, Spezia, Albacete, Granada, Pisa, Pescara dhe Cremonese.
Sulmuesi shpreson që të vazhdojë me formën e mirë dhe golat, pasi po bën gjithçka që të marrë një ftesë nga Sylvinho në miqësoret e marsit dhe Euro 2024. /Supesport
Top Channel