U bashkuan te Besiktas, Vincenzo Italiano: Vlahovic, sulmuesi im më i mirë, nuk e di se përse nuk gjeti më vend te Juventusi
Futbollisti i Interit Andy Diouf është gati të bëjë debutimin e tij si titullar me fanellën e Francës në sfidën e Nations League ndaj Turqisë në një rol krejtësisht të ri për të, mbrojtës i majtë.
Ai që e bëri të ditur këtë lëvizje të trajnerit të Bluve, Zinedine Zidane në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, një vendim që ishte publikuar më parë nga e përditshmja ‘L’Equipe’ që e përkufizoi si kurajoz këtë vendim të trajnerit që vendosi gjithashtu të kthejë Kylian Mbappe të luajë në krahun e majtë ,me Rayan Cherki në rolin e gjysmësulmuesit të krahut
Andy Diouf të cilin Chivu e aktivizon në krahun e djathtë, e sheh veten përballë sfidës së radhës për t’u përshtatur në një karrierë ku deri në këtë moment ka luajtur si mesfushor. Është kjo një zgjedhje që vetë Zidane e mbrojti kur foli për të.
‘Nëse vendos Zaïre-Emery në mesfushë ndodh sepse dua ta shoh aty, ashtu sikurse Diouf që luan në një pozicion ndryshe te Interi, por unë dua ta shoh në krahun e majtë të mbrojtjes’-ishin fjalët e trajnerit të kombëtares franceze.
Top Channel