Laçi përforcon repartin e sulmit në këto ditë të pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtares. Klubi kurbinas këtë të enjte doli me një komunikatë për të zyrtarizuar transferimin e qendërsulmuesit 19 vjeçar libanez, Kevin Tradd.

Futbollisti nga Libani me një shtatlartësi 1.80 m, ka qenë pjesë e skuadrës Sagese në vendin e tij që nga 2023, por do të jetë një armë më shumë në dispozicion të trajnerit të Qatip Osmani në këtë sezon të Abissnet Superiore

‘KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin 19-vjeçar lebanez, Kevin Trad. Trad i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore dhe tashmë është gati për këtë aventurë të re. KF Laçi i uron suksese me fanellën bardhezi!’-lexohet në njoftimin e klubit kurbinas.

Top Channel