Harry Kane dhe hipoteza për karrierën e dyfishtë futboll-NFL: Në të ardhmen do të më pëlqente t’i ndërthurja të dy sportet

24/09/2026 14:07

Harry Kane mendon për një të ardhme në NFL, por jo pasi të jetë tërhequr nga futbolli i luajtur. Sulmuesi anglez ka reflektuar për atë që mund të ndodhë në jetën e tij në një intervistë për të përditshmen e njohur amerikane ‘New York Times’.

‘Ndoshta, nësë në të ardhmen do të luaj në MLS ose në një kampionat të ngjashëm, mund të jetë mundësia për të ndërthurur këto dy gjëra në bazë të sezoneve. Por është një ide që po rreh në mendjen time sepse për momentin e ndjej se dua të luaj sa më shumë kohë të jetë e mundur-tha Kane

Kane, që është shumë i apasionuar edhe pas golfit shpjegoi më tej.

‘Gjithçka do të varet nga mënyra sesi do të shkojë karriera ime në 5-6 vitet e ardhshme, nga motivimi dhe nga ajo që do të dëshiroj të bëj’-shtoi Kane-le ta themi kështu; NFL është një opsion shumë më realist në krahasim me golfin’.

Më pas Kane foli për ngjashmëritë që ekzistojnë mes dy sporteve

‘Gjuaj penalltitë dhe presioni e teknika janë shumë të ngjashme-shpjegon sulmuesi anglez-nëse do të më duhet ta bëj, në aspektin e stërvitjeve, do të isha më pranë këtij sporti se çdo disipline tjetër. Por e di mirë se në të gjithë sportet elitë, kur i shikon në televizor, sportistët e bëjnë të duket gjithçka e lehtë dhe mendon se është e mundur, por jo gjithnjë është kështu. Nëse do ta bëja këtë, do të ishte diçka që do ta merrja shumë seriozisht. Do të më duheshin 6 muaj deri në 1 vit që fillimisht të tentoj dhe të stërvitem’.

Top Channel