Sulm me armë në një festë në Meksikë/ Humbin jetën gjashtë persona, mes tyre të mitur! Dhjetëra të tjerë të plagosur

30/12/2023 09:29

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, mes tyre dy të mitur, pas një sulmi me armë zjarri në në veri të Meksikës.

Të plagosur kanë mbetur edhe 26 persona të tjerë, katër prej tyre në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu të plagosur kishte edhe fëmijë të moshës nën 18 vjeç.

Ata u dërguan menjëherë në spitalet rajonale të Sonoras, për të marrë mjekimet e nevojshme.

Disa persona, numër ende i pacaktuar saktësisht, ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një vajze 15-vjeçare, deri në momentin që tre persona kanë hapur zjarr në drejtim të tyre.

Sulmi dyshohet se ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit në ambientet e një shtëpie, në të cilin policia zbulon se përfshihet edhe një person i katërt, që ka qenë prezent.

Sipas policisë, incidenti i të shtënave ishte një sulm ndaj një anëtari të dyshuar të bandave, i cili kërkohej për vrasje dhe akuza të tjera. Anëtari i dyshuar i bandës kriminale u përpoq të ikte, por u vra.

Në kërkim mbeten autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët morën arratinë menjëherë pas sulmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA