Formula 1/Aston Martin ngre në detyrë Adrian Newey, ja pozicioni që do mbulojë duke nisur nga 2026
Nottingham Forest surprizon Newcastle në “St. James’s Park”, ku ia doli të triumfojë me rezultatin 1-3 me përmbysje.
Sulmuesi nga Zelanda e Re, Chriss Wood ishte heroi i Nottingham, pasi shënoi tre herë në portën e Newcastle, duke u dhënë tre pikët të tijve dhe duke marrë topin e ndeshjes në shtëpi.
Vendasit e nisën mirë dhe pas disa rastesh, gjetën golin e avantazhit me anë të suedezit Isak, i cili shndërroi në gol penalltinë e fituar vetë.
Megjithatë Wood riktheu baraspeshën pak para fundit të pjesës së parë dhe në fillim të të dytës shënoi dy herë të tjera, duke kompletuar përmbysjen dhe vulosur triumfin e Nottingham Forest.
Kjo është humbja e tetë në 19 ndeshje për Newcastle, që mban vendin e 7 me 28 pikë, plot 8 pikë larg zonës Champions të renditjes./ Super Sport
Top Channel