Ndoqën së bashku ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Napolit dhe Bodo/Glimt në Maradona Stadium dhe këtë të mërkurë presidenti De Laurenttis është takuar me Matt Rizzetta, menaxher nga New York që pasi bleu skuadrën e basketbollit të qytetit tani synon të marrë edhe pronësinë e klubit të futbollit të Napolit për t’i dhënë jetë krijimit të një klubi shumësportësh.

Ishte një takim miqësor sipas asaj që publikohet në median italiane që u kërkua nga vetë De Laurentiis, që mendon ta shesë Napolin, por me kushtet e tij. De Laurentiis ka fiksuar çmimin për klubin e njohur italian; jo më pak se 2 miliardë euro.

Për Aurelio De Laurentiis, Napoli nuk është vetëm një klub futbolli; blerja e tij do të thotë të marrësh pronësinë e një marke që ka miliona tifozë në Itali dhe në botë. Dhe kreu i klubit italian dëshiron që të rrisë më shumë vlerën e Napolit me një stadium dhe një qendër sportive krejtësisht të rinj.

Dhe këtu nis përshpejtimi i hapave në kërkimet për terrenet e përshtatshme për ndërtimin e tyre. Nga ana e tij Rizzetta mbetet i palëkundur në vlerësimin e tij; 1.3 miliardë është shifra që biznesmeni amerikan është gati të derdhë për të blerë Napolin. Nuk ka asnjë interes për të patur një kuotë në minorancë aksionesh, ideja e tij është që t’i japë jetë një klubi shumësportësh me një sy edhe nga America’s Cup që Napoli do të presë në pranverë dhe verën e vitit të ardhshëm. ‘Nëse dikush është gati të shpërblejë përpjekjet e mia 25 vjeçare, të shfaqet dhe do të bëjmë vlerësimet tona-ishin fjalët e thëna para pak ditësh nga De Laurentiis dhe tani Napoli e ka një çmim.

 

Top Channel