Italia kthehet të buzëqeshë në Champions League, 4 fitore në 4 ndeshje në raundin e tretë
Louis Van Gaal kritikon ashpër UEFA dhe formatin e ri të Ligës së Kampioneve me një grup të vetëm. Ish trajneri holandez në një prononcim për disa media të vendit të tij shfaqi kundërshtinë e tij për ndryshimet e bëra dhe e akuzoi qeverinë e futbollit evropian se mendon vetëm për përfitime financiare.
‘UEFA mendon vetëm për paratë. Është një botë e vogël e korruptuar-tha Van Gaal.
Ky aktual është sezoni i tretë që Liga e Kampioneve po zhvillohet me formatin e ri të një grupi të vetëm për të ashtuquajturën Faza e Ligës. Përmes këtij formati është rritur numri i skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 36 skuadra dhe si pasojë është rritur edhe numri i ndeshjeve me skuadrat që luajnë 8 të tilla nga 6 që zhvillonin me formatin e mëparshëm. Dhe për Van Gaal e gjithë kjo është një gabim që shkakton më shumë goleada dhe mungesë rivaliteti në fushë.
‘Quhet Champions League apo jo? Skuadrat më të mira duhet të marrin pjesë në të. Në këtë mënyrë ka një disnivel më të madh dhe si pasojë edhe më shumë gola-shtoi Van Gaal që preku edhe temën e dëmtimeve të futbollistëve, siç është ai i pësuar nga Kvaratskhelia për të cilin sezoni është mbyllur.
‘Ka shumë ndeshje dhe si pasojë edhe më shumë dëmtime të lojtarëve-deklaroi ish trajneri holandez.
Top Channel