“Babagjyshët” e Legias së Varshavës! Muçi dhe Çelhaka përzgjidhen nga klubi i tyre për të shpërndarë dhuratat

26/12/2023 15:44

Koha e Krishtlindjes është koha kur ëndrrat bëhen realitet.

Këtë herë rolin e babagjyshit e kanë luajtur Ernest Muci dhe Jurgen Celhaka, të cilët janë paraqitur në stërvitjen e lojtarëve të Legia Soccer Schools.

Për shumë fansa të rinj, festat lidhen kryesisht me dhuratat e vendosura nën pemën e Krishtlindjes. Me këtë rast Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka përgatitën një dhuratë unike dhe të paharrueshme për futbollistët e Legia Soccer Schools.

Përfaqësuesit shqiptarë vizituan një nga lokacionet më të mëdha të Legia Soccer Schools në Varshavë, që ndodhet në rrugën Zbaraskas. Pasi përshëndesëm lojtarët e rinj dhe ndamë dhuratat me autografët e tyre dhe pozuan për të bërë disa foto, kaluam në pjesën më futbollistike të stërvitjes.

Me sinjalin e dhënë nga trajnerët, legjionarët vrapuan drejt Ernetit dhe Jurgenit për të shkëmbyer disa pasime me ta. Më pas është luajtur një ndeshje disa-minutëshe me gola më të vegjlit, në të cilën kanë marrë pjesë lojtarët e ekipit të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA