Valencia e ka nisur në mënyrë katastrofike sezonin e ri në La Liga. Pas 5 javëve të para të kampionatit, skuadra valenciane është në vendin e fundit të klasifikimi me vetëm 1 pikë të grumbulluar dhe me një bilanc me 1 gol të shënuar dhe 10 të pësuar.

Një situatë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Valencias që kanë kontestuar pronarët e klubit me këta të fundit që vendosën të hyjnë në veprim duke shkarkuar Drejtorin Sportiv të klubit Ron Gourlay dhe trajnerin Carlos Corberan, një vendim që klubi i La Ligës e bëri të ditur përmes një komunikate zyrtare

‘Valencia bën të ditur se mbylli bashkëpunimin me Drejtorin Sportiv, Ron Gourlay si dhe anëtarët e stafit të tij, Lisandro Isei, Hans Gillhaus, Andrés Zamora dhe Malek Shafei-lexohet në komunikatën e Valencias-po kështu klubi konfirmon se zgjidhi kontratën edhe me Carlos Corberan dhe stafin e tij. Së shpejti, klubi i Valencias do të bëjë të ditur strukturën e re në sektorin sportiv dhe konfigurimin e projektit të ardhshëm sportiv. Si trajner i përkohshëm i skuadrës së parë do të jete Oscar Sanchez, tekniku i VCF Mestalla’.

Top Channel