Kupa e Afrikës/ Prej verës pa paga, plas keq te kampionët në fuqi

25/12/2023 16:56

Probleme te Senegali pak javë përpara nisjes së Kupës së Kombeve të Afrikës.

Kampionët në fuqi janë ndër favoritët për fitimin e kompeticionit që do të zhvillohet në Bregun e Fildishtë (13 janar-11 shkurt, 2024).

Trajneri Aliou Cisse dhe stafi i tij, nuk janë paguar prej muajit qershor! Tekniku ka zgjedhur të mos ankohet për të mos dëmtuar atmosferën në ekipin kombëtar.

Por, lajmi i mungesës së pagave ka dalë dhe drejtuesit e Federatës Senegaleze të Futbollit duhet ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem.

Cisse qëndron në pankinën e “Luanëve të Terangës” prej marsit të vitit 2015. Kontrata i përfundon në verën e ardhshme./Supersport

Top Channel