Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është arrestuar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 30 ditë burg për drejtim të parregullt të automjetit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i arrestuar është F. L., 39 vjeç, banues në fshatin Malihebe, Shkodër.

Ndërkaq, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. P., 35 vjeç, pasi duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi Y. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA