‘Dështon’ mbrojtja kufitare e SHBA teksa 14,000 emigrantë hyjnë në ditë në mungesë të patrullave

21/12/2023 18:08

Zyrtarët kufitarë nuk po patrullojnë më zona të gjera të kufirit SHBA-Meksikë teksa numra rekord emigrantësh po hyjnë në SHBA, në atë që mediat quanin “dështim total” i sigurisë.

Prej javës së kaluar ishte rritur numri emigrantëve që hynin në qytezën ‘Eagle Pass’ duke kërkuar azil, teksa zyrtarët kufitarë ligjërisht duhet t’u jepnin dokumentet e t’i lejonin të qëndronin në SHBA gjatë kohës së analizimit të pretendimeve të tyre për azil.

Por prej të martës e të mërkurës, 14,000 emigrantë në ditë hyjnë në qytezën e njohur ku banojnë vetëm 30,000 teksanë.

Kongresmeni Tony Gonzales postonte një video ku shihej deti i emigrantëve që kalonim urën e  Eagle Pass, duke pritur dokumentet ose aplikimin e tyre.

“14,000+ kanë kaluar dje ilegalisht & 26,000+ janë të mbajtur në qendra – numri më i lartë në histori”, shkruante republikani online.


Gonzales e përshkruante situatën si ‘të rëndë,’ në një kohë kur kalimet kufitare me ura janë mbyllur në qytet duke u kushtuar humbje të konsiderueshme administratës lokale e banorëve.

60 e të ardhurave të Eagle Pass vjen nga taksat e mbledhura nga kalimet e urave drejt Meksikës.

Ndërsa 58 policët e qytezës janë tashmë duke ndihmuar me çështjet e emigrantëve dhe me patrullat, shkruan Daily Mail.

Kryebashkiaku Rolando Salina thotë se u është lutur autoriteteve për ndihmë federale.

“Nuk kemi marrë përgjigje nga Presidenti apo zv. Vice Presidenti, gjithashtu heshtje dhe nga shumë politikanë që besojnë se kjo gjendje nuk është problem,’ shkruante Salina në një postim.

FOTO GALERI
2/3
“14,000+ kanë kaluar dje ilegalisht & 26,000+ janë të mbajtur në qendra – numri më i lartë në histori”, shkruante republikani online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA