Një ditë pas samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama foli në një konferencë për shtyp ku tha se në Bruksel preku çështjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama tha se Serbia, e cila sipas tij ka lëkundur besimin evropian dhe duhet të kthehet në anën e drejtë të historisë, ‘për të mbajtur sa më larg zjarrin e përhapjes së konfliktit’.
“Kam prekur çështjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty kam theksuar edhe në prani të përfaqësueses së Serbisë se me të njëjtën qartësi dhe me të njëjtën gjuhë të troçtë, unë në të njëjtin vend apo në të tjera rrethana dhe takime, kam shprehur bindjen se Serbia nuk duhej sanksionuar për mos linjëzimin me BE për sanksionet ndaj Rusisë. Serbia nuk ka asnjë të ardhme tjetër veçse nën çati të Evropës së bashkuar. Se çfarë ndodhi në Banjskë dhe shpallja e zisë kombëtare për vrasësit e policit të Kosovës jo vetëm që ishte një ngjarje me asnjë lidhje me vlerat evropiane, por ka lëkundur besimin dhe ka vënë në pikëpyetje linjën e gjatë të kredisë që unioni së bashku me vendet e tjera të rajonit, i kanë dhënë Serbisë për ta nxitur që të përshihet ne anën e duhur të historisë dhe për të mbajtur sa më larg zjarrin e përhapjes së konflikti në Ukrainë. Është koha që Serbia të përballet me vetveten dhe të vendosë gurët të e ardhmja evropiane e Rajonit dhe ti përgjigjet ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.”-tha Rama.
Kreu i qeverisë zbuloi se edhe Kosovës ia kërkuar të vazhdojë rrugën e drejtë të cilën e ka nisur që me pranimin e planit të Asosacionit. Po ashtu thama tha se ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen sanksionet.
“I jam drejtuar edh përfaqësues së Kosovës, kryeministrit dhe presidentes në mungesë me të njëjtën gjuhë troç që Kosova nuk ka asnjë arsye, mbi të gjitha, ka vetëm humbje nëse humbjet interesin e miqve dhe aleatëve të mëdhenj në tryezë duke u sjellë si më parë. Humbje për të gjithë rajonin i cili e ka të nevojshme si dritën si ajrin si ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme dhe degraduese historisë dhe tani është Koha që Kosova të vazhdojë më tutje dhe të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë, me hapin shumë pozitiv që hodhi, duke pranuar krijimin e asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe duke bërë kështu që t’i hapë rrugë restaurimit besimit të dëmtuar të miqve dhe aleatëve dhe përfitimeve që vijnë nga marrëveshja për të ardhmen e Kosovës dhe Rajonit. Kam bërë thirrje që Këshilli Europian të heqë menjëherë masat shtrënguese që iu imponuan Kosovës dhe duke bërë këtë, t’i japë Kosovës mbrapsht një inkurajim, vlerësim pozitiv për ndryshimin pozitiv të Kosovës në qasjen ndaj dialogut të lehtësuar nga dialogu evropian.”-tha Rama.
Top Channel