“Vari këpucët në gozhdë”/ Bonucci, Barzagli dhe Buffon i dedikojnë një letër Chiellinit

13/12/2023 16:19

Giorgio Chiellini vendosi të tërhiqej nga futbolli në moshën 39-vjeçare teksa së fundmi u aktivizua në Amerikë me skuadrën e Los Angelos Galaxy.

Megjithatë, karriera e italianit ishte e lidhur dhe e dedikuar për Juventusin teksa ish-mbrojtësi u shndërrua në një nga më të mirët e rolit të tij, sidomos në kohët e arta kur përkrah tij aktivizoheshin edhe emra si Bonucci, Barzagli e Buffon në portë. Treshja gëzon një miqësi të jashtëzakonshme edhe jashtë fushe, e së fundmi nëpërmjet “Gazzeta Dello Sport”, Buffon, Barzagli e Bonucci i dedikuan një letër Chiellinit.

Fjalët e Buffon:

“Të flasësh për ty është si të kërkosh sy për të cilat ke nevojë dhe e di mirë se do të gjesh shumë kurajo dhe besnikëri. Është njësoj si të flasësh për aventura të jashtëzakonshme të mrekullueshme dhe që e di se pa ty, ky rrugëtimi im nuk do të kishte të njëjtën shije”.

Fjalët e Barzaglit:

“Përshëndetje, Giorgio. Koha kalon për të gjithë ne, por kujtimet mbeten. Kemi shumë së bashku, me Juventusin dhe Italinë. Të bukura dhe disa prej tyre të dhimbshme, ndoshta pas 20 vitesh do të flitet ende për ne dhe për “BBC” e famshme e cila lindi si nevojë për të përballuar Napolin më datë 29 nëntor të vitit 2011. Më pas ajo u transformua në një pikë referimi për shokët dhe për të gjithë botën e Juventus. Një kimi perfekte që vinte edhe sepse pas shpine kishim atë, portierin perfekt, Buffon”.

Fjalët e Bonuccit:

“I dashur Giorgio, jeta është e çuditshme. Kemi kaluar aq kohë së bashku dhe vetëm tani e zbulova se numri 19 ka qenë i pari që ke veshur, çfarë shakash të bën fati. Unë besoj shumë te numrat, ti ke qenë skeptik dhe ne jemi të ndryshëm në shumë aspekte. Por, unë besoj se këto diferenca që kemi na kanë bërë të pathyeshëm jo vetëm sportivisht. Ti je ai më diplomatiku, je një drejtues që tani dhe e ke treguar. Shpresoj t’ia dalësh në atë rrugëtim sepse e di që është ëndrra jote”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA