Tetë yjet e Hollywood-it që pasi provuan një herë kirurgjinë plastike i thanë vetes “kurrë më”

13/12/2023 18:31

Pas rritjes së rrjeteve sociale, bukuria po fiton rëndësi gjithnjë e më të madhe në jetën tonë.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz, duke përfshirë të famshëm, po zgjedhin ndërhyrjet kozmetike në mënyrë që të arrijnë “standardet e përsosmërisë” aktuale dhe të ruajnë pamjen e tyre rinore.

Megjithatë, disa prej tyre përfundojnë të pendohen për këto procedura dhe e kuptojnë se të duken të natyrshme dhe të vërteta ndaj asaj që janë është shumë më e rëndësishme për ta sesa të duken të përsosur. Më poshtë lista e yjeve të Hollywood-it që pasi e provuan një herë kirurgjinë plastike, i thanë vetes “kurrë më”.

Jamie Lee Curtis

Aktorja 63-vjeçare rrëfeu se kishte provuar operacione plastike dekada më parë, dhe kjo e bëri të kthehej kategorikisht kundër trajtimit ndaj lëkurës në atë formë.”Kjo mënyrë nuk funksionon për mua”- tha Lee Curtis. Vite më vonë, ylli nuk ka ndryshuar mendje dhe është ende totalisht kundër ndërhyrjeve kozmetike. Ajo vuri në dukje “tendenca aktuale e fillerave dhe procedurave, dhe ky obsesion me filtrimin e imazhit po zhdukin brezat e bukurisë“. “Në momentin që ngatërroheni me fytyrën tuaj, nuk mund ta ktheni më pas atë veprim”- shtoi aktorja.

Courteney Cox

Aktorja 58-vjeçare fillimisht ishte pro provimit të procedurave kozmetike për të “ndjekur” rininë. Megjithatë, asaj nuk i pëlqyen rezultatet dhe e pranoi se ato e bënë të dukej “me të vërtetë e çuditshme”. Kështu që ajo përfundimisht duhej të shpërndante të gjithë fillerat që vendosi në lëkurën e saj.

Duke parë përvojën e saj, ylli i “Friends” shpjegoi se: “ti ke nevojë ta pranosh se nuk janë të nevojshme ndryshime të tilla në fytyrën tënde, veçanërisht nëse ke lëkurë të hollë si unë. Por, më është dashur të mësoj të përqafoj ndryshimin e moshës dhe të kuptoj se fillerat nuk janë miku im.”

Jessica Simpson

Këngëtarja dhe aktorja 42-vjeçare pranoi se kishte bërë ndërhyrje kozmetike në buzët e saj. Sidoqoftë, ajo nuk ishte e kënaqur me rezultatet. Simpson zbuloi se: “Më dukej false dhe kjo nuk më pëlqeu.” Për fatin e saj, efekti i fillerave u zhduk pas 4 muajsh dhe buzët e saj u kthyen në formën e mëparshme.

Jane Fonda

Fonda njihet për fizikun e saj të jashtëzakonshëm, edhe në moshën 84-vjeçare. E ndërsa pamjen e saj arrin ta mbajë në top formë me një mënyrë jetese të shëndetshme dhe shumë ushtrime, ajo ka rrëfyer edhe se ka bërë edhe një liftim të fytyrës, gjë për të cilën e pranon se nuk ndihet krenare. Aktorja shpjegoi se ndaloi së bëri lifting sepse nuk donte “të dukej e shtrembëruar”.

Melanie Griffith

Aktorja 65-vjeçare është penduar që e teproi me operacionet plastike më shumë se 20 vjet më parë dhe sa drastikisht iu ndryshua fytyra e saj si rezultat. Ajo pranon se nuk e kuptonte efektin tepër transformues që kishin procedurat derisa njerëzit filluan t’ia tregojnë atë.
“Isha shumë e lënduar“, kujtoi ajo dhe si rezultat, aktorja shkoi te një mjek tjetër dhe filloi të shpërndante të gjithë fillerat që kishte në fytyrë me shpresën për t’u dukur “më normale”.

Gwyneth Paltrow

Aktorja 50-vjeçare ka rrëfyer se ndërhyrjet kozmetike ishin mënyra e saj për të përballuar krizën e mesit. Ajo pranoi se kur mbushi 40 vjeç, mori injeksione kundër rrudhave në të gjithë fytyrën e saj, të cilat i dukeshin “të tmerrshme”. Paltrow vuri në dukje, “Unë dukesha e tmerrshme. Njëri sy ishte në të vërtetë më i lartë se tjetri dhe kjo ishte padyshim një gabim i madh.” Ajo shtoi se për fat të mirë gjithçka ishte e përkohshme dhe efekti i procedurës u largua me kalimin e kohës.

Jennifer Grey

Aktorja 62-vjeçare pranoi se kishte bërë një ndërhyrje në hundë në vitin 1989, e cila pati një ndikim negativ në karrierën e saj. Ajo hyri nën thikë 2 vjet pasi u shndërrua në një yll të madh falë filmit Dirty Dancing dhe tha: “Unë hyra në sallën e operacionit si një personazh i famshëm dhe dola anonym. Unë do të jem gjithmonë ajo aktorja dikur e famshme që askush nuk e njeh për shkak të një operacioni në hundë.”

Cameron Diaz

Aktorja 50-vjeçare foli për injeksione Botox në të kaluarën, megjithatë, ajo nuk ishte e kënaqur me rezultatet. Diaz pranoi se: “Më ndryshoi fytyrën në një mënyrë kaq të çuditshme saqë vetë fytyra ime po më thoshte: “Jo, nuk dua të jem e tillë”. Ylli shtoi: “Më mirë do ta shihja fytyrën time të plakur se një fytyrë që nuk më takon fare.”

Aktorja vazhdoi të shpjegonte se nuk e shqetësojnë rrudhat e saj të të qeshurit. “Nuk e kam problem se çfarë do të thonë ato, unë kam buzëqeshur gjithë jetën. E dua jetën. Jam e lumtur dhe nuk kam asnjë problem me këtë.”

FOTO GALERI
8/8
Jennifer Grey

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA