Gjërat pritet të ndryshojnë dukshëm në muajin dhjetor për të gjitha shenjat e zodiakut dhe po flasim për dashurinë.
Ndërsa i afrohemi 9 dhjetorit 2023, çdo shenjë do të jetë në një humor jashtëzakonisht romantik, duke i dhënë fund gjithë asaj vetmie që ju ka mërzitur. Kështu më 9 dhjetor, Venusi në Akrep do të kundërshtojë Jupiterin retrogradë në Dem duke intensifikuar dëshirën e çdo shenje të zodiakut për kënaqësi më të madhe dhe lidhje me të tjerët. Po, Afërdita nuk është më e sjellshme, ajo është plot pasion. Po, Akrepi është i kujdesshëm, i organizuar, i studiuar. Jo, gjërat nuk do të shkojnë keq. Në fakt, ky kontrast do të rrisë dëshirën për intimitet në marrëdhëniet tuaja, pas një periudhe të mbushur me hezitim. Rikujtojmë, se shenjat në të cilat Merkuri retrogradë do të ketë ndikimin më të madh deri më 3 janar 2024 duhet të kenë kujdes nga e kaluara.
Mërkuri, planeti i komunikimit, analizës dhe udhëtimit, kur kthehet në retrogradë te Bricjapi, mund të ndikojë në mënyrën se si ne mendojmë, komunikojmë dhe planifikojmë. Gjatë kësaj periudhe ka mundësi që të ketë keqkuptime në komunikim. Njerëzit mund të kenë një tendencë për t’u shprehur në mënyrë impulsive ose pa menduar mjaftueshëm, gjë që mund të çojë në konfuzion ose keqkuptim.
Top Channel