Përgjigja e një grupi punonjësish kur menaxheri i tyre i ndaloi të diskutonin rrogat me njëri-tjetrin, ka bërë shumë të qeshin në rrjet.
Njoftimi i menaxherit niste me paralajmërimin: “Kujdes të gjithë vartesve.”
Dhe sado e keqe kjo mund të tingëllojë, pjesa tjetër ishte edhe më keq.
Shënimi duhet të kishte mbaruar menjëherë që pas fjalisë së parë ku thuhet se “duke hyrë në fuqi menjëherë, ndalohet të diskutohet për rrogat individuale si gjatë, ashtu dhe pas detyrës”.
Por letra që është bërë virale në rrjet vazhdonte akoma: “Kjo konsiderohet si informacion i rezervuar vetëm për të zotin prandaj mbrohet ligjërisht. Nëse dëgjoni pa dashje ose dhe qëllimisht, që diskutoni mes jush për rrogat, do të merrni veprim disiplinor deri në mbyllje të kontratës”.
Kërcënimi vijonte: “Ju kujtojmë se Kentucky (SHBA) është një shtet ‘sipas dëshirës’, që do të thotë se punësimi juaj mund të mbyllet për çdo arsye pa pasoja ligjore, madje dhe pa arsye fare”.
Më pas tonet zbuteshin disi teksa shefat ofronin që kushdo kishte pyetje apo për sqarime të flisnin me menaxherin ‘Jer’.
Por jo pa arsye letra nuk duket se u pëlqeu punonjësve, të cilët dhanë një përgjigje sa të zgjuar dhe zbavitëse.
Në letrën e kthimit për menaxherin punonjësit përfshinin tre adresa interneti të ligjeve aktuale për çështjen, një prej të cilëve thoshte: “Politikat që ndalojnë diskutimin e rrogave nga punonjësit, janë të paligjshme”.
Në të tjera komente ata vinin në lojë menaxherin duke e quajtur ‘Jer-Bear,’ madje shtonin dhe një listë ku përfshiheshin të gjitha rrogat e punonjësve.
“Pjesa tjetër e vartësve nuk mund të kontaktohej por kushdo është i mirëpritur të vendosë rrogën e tij këtu poshtë, siç e parashikon ligji”, shtohej në disa komente.
Në fund, dikush firmoste: “Me dashuri Shelly, e paguar me $10.50 ora.”
Një nga komentuesit shkruante: “Zot si mund të të shkarkojnë pa arsye?! Largohu prej andej.”
” Shelly me 10.50 dollarë/ora, është heroina ime,” shkruante një tjetër.
Top Channel