I ndërtuar rreth vitit 1215, Pallati i Princit në Monako u bë rezidenca e monarkëve që prej fundit të atij shekulli, sipas të dhënave.
Por forma dhe vendndodhja e tij mbi buzën e Shkëmbit të Monakos (Le Rocher), ka habitur gjithmonë arkitektët.
Versioni zyrtar thotë se disa rinovime i janë bërë pallatit të përkryer prej mermeri, që ruan dhe sot madhështinë e shkëlqimin e kohërave të vjetra.
Legjenda thotë se në 1297, pasi kishte fshehur armë nën veshjen e tij prej murgu François Grimaldi i njohur ndryshe si “I Ligu” pushtoi fortesën dhe instaloi dinastinë që do të mbretëronte Monaco për disa shekuj.
Gjatë rinovimit të fasadave të tij në 2015, aty u zbuluan afreske të shekullit të 15-të prapa një tavani të rremë.
“Përkundër asaj që besohej dekori i dhomës kryesore Hercule Gallery nuk është i shekullit të 19-të, por një afresko e vetme e shekullit të 16-të”, tha koordinatori punimeve Christian Gautier.
Pallati i ndërtuar me mermer Carrara ka një shkallë të dyfishtë spirale që lidh Hercule Gallery me kopshtet e brendshme. Galeria kryesore është e zbukuruar me figura mitologjike nga piktori Claude Vignon (1593–1670) dhe nga artisti gjenovez i shekullit të 17-të Orazio dei Ferrari.
Top Channel