Misteri i liqenit të ngrirë të mbushur me skelete të lashta njerëzore, gjen zgjidhje në Indi

02/12/2023 18:19

Zbulimi makabër u bë nga një roje britanike në vitin 1942, i cili teksa patrullonte në rajonin indian të Roopkund, bëri zbulimin alarmues. Në liqenin e ngrirë rreth 6000 metra mbi nivelin e detit, kishte disa qindra skelete të lashtë në ujë dhe rreth tij.

Me kalimin e dimrit dhe shkrirjes së akullit, të tjera mbetje skeletesh dolën në sipërfaqe, duke pluskuar në ujë ose të mbetura rastësisht në anët e liqenit.

Diçka e tmerrshme duhet të kishte ndodhur këtu dhe teksa atëherë ishte kohë lufte, u supozua se mud të kishin qenë mbetje të ushtarëve japonezë që kishin vdekur nga moti i keq, pasi kishin hyrë fshehtësisht në Indi.

Qeveria kolonizatorë britanike ishte e tmerruar nga një pushtim i mundshëm tokësor prej japonezëve, por pas ekzaminimit të kockave, u kuptua se ato ishin shumë të vjetra.

Mishi dhe qimet e tyre raportohet se ishin ruajtur nga moti i ftohtë e i thatë, por asnjë nuk mund të përcaktonte se nga vinin, apo se kush i kishte vrarë rreth 200 njerëz  në luginë e vogël malore.

Teori të shumta u dhanë si epidemitë, rrëshkitje dheu  apo ritual vetëvrasjesh, por prej atëherë asnjë nuk ka mundur të hedhë dritë mbi misterin e Liqenit të Skeletëve.

Në vitin 2004 një ekspeditë e posaçme shkoi në vend për analiza dhe më në fund zbuloi misterin e asaj që mund të kishte shkaktuar vdekjet.

Trupat rezultoi se datonin prej vitit 850 dhe se ishin nga dy grupe të ndryshme njerëzish.

Njëri ishte një fis me individë të afërt, ndërsa i dyti një grup më i vogël vendasish që duket se ishin marrë si udhërrëfyes apo ndihmës.

Unaza, shtiza e këpucë lëkure u gjetën mes mbetjeve, çka bënte ekspertët të besonin se grupi ishin në fakt udhëtarë që po kalonin në luginë me ndihmën e vendasve.

Të gjithë trupat kishin vdekur nga goditje në kokë, por çarjet e vogla në kafkat e tyre nuk dukej se ishin pasojë e armëve por e diçkaje të rrumbullakët.

Çuditërisht plagët e tyre ishin ose në kokë ose në supe, çka sugjeron se goditjet kishin ardhur të gjitha nga lart. Cfarë mund t’i kishte vrarë ata të gjithë pa diskriminim?

Një ide për cështjen vjen nga një këngë e lashtë e Himalajeve që përshkruan një perëndeshë të zemëruar me njerëzit e huaj që kishin prishur një tempull malor, dhe i kishte dënuar me vdekje me anë të breshërit “të fortë si hekur”.

Pas analizës së tyre ekspedita shkencore e 2004 arriti në të njëjtin konkuzion duke thënë se të gjithë njerëzit kishin vdekur nga një stuhi e papritur dhe e rëndë breshëri.

Të bllokuar në luginë dhe pa mundësi strehimi, kokrra të mëdha breshëri deri në 15 cm gjerësi kishin shkaktuar vdekjen e pazakontë të udhëtarëve, mbetjet e të cilëve duket se qëndruan më shumë se 1000 vjet në liqen derisa të zbuloheshin.

FOTO GALERI
2/5
Zbulimi makabër u bë nga një roje britanike në vitin 1942, i cili teksa patrullonte në rajonin indian të Roopkund

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA