Messi refuzon një ofertë televizive, motivi është ish-futbollisti i famshëm i Liverpoolit

01/12/2023 13:14

Siç bën të ditur “Daily Mail”, Leo Messi ka refuzuar ofertën e CBS Sports për të analizuar ndeshjet e Champions League në studion e Miamit.

Gjithçka, siç shpjegon e përditshmja britanike, për shkak të prezencës në program të Jamie Carragher, ish mbrojtës i Liverpoolit me të cilin sulmuesi i Inter Miami është përplasur disa herë në të kaluarën.

Sipas burimeve të Daily Mail, CBS Sports i ka dërguar një ftesë zyrtare klubit amerikan Inter Miami për të lejuar prezencën e argjentinasit në program.

Gjithsesi Messi e ka refuzuar këtë ofertë për shkak se në emision është dhe ish-futbollisti anglez. Vlen të kujtohet se në 2022 Carragher tha se sulmuesi argjentinas i ishte drejtuar me fjalën “gomar”  në korrespondencën personale pasi anglezi kishte kritikuar transferimin e Messit te Paris Saint Germain”, – përfundon rindërtimin e asaj që ka ndodhur tabloidi i njohur britanik./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA