Ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit ka përfunduar, ku pikët e plota i takojnë mysafirëve.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, Ballkani është mposhtur 1:0 nga Viktoria Plzeni.

Kampioni i Kosovës tregoi paraqitje të mirë, ku vazhdimisht kërkoi fitoren, por që një gol nga Pavel Sulc vendosi gjithçka në këtë ndeshje.

Sulc shënoi në minutën e 81’, gol ky i cili i siguroi fitoren skuadrës së tij.

Me pikët e reja, Viktoria Plzen siguron kualifikimin si lidere e Grupit C me plot 15 pikë, ndërsa Ballkani zë vendin e fundit me vetëm katër pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 ishte në favor të Viktoria Plzen.

FOTO GALERI
7/36

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA