Në këtë mbrëmje ku kërcehet shqip në Dancing With the Stars, Enxhi dhe Silvester kërcyen nën ritmin e këngës ritmike “Humba pranverën” nga Francesk Radi.

Mirëpo, performanca e Enxhit ndryshe nga nata e shkuar kur rrëmbeu thuajse pikët maksimale, sot u prit me kritika nga anëtarët e jurisë, madje secili prej tyre pati këndvështrim të ndryshëm.

Olta Gixhari: O Enxhi e dimë që kërcen mirë, edhe që ke pikë maksimale e di. Më duket se e ke lënë pak pas dore se ke këtë vetësigurinë. Është e vërtetë? Sepse këtë ndjesi më jep, nuk jam dakord me mimikat që bën gjatë kërcimit.

Enxhi: Në momentin që unë buzëqesh, unë nuk mund të lëviz me nerva se jam nuse shqiptare.

Olta: Të nxjerrësh gjuhën. Unë them që ta punosh pak këtë pjesën se të është bërë zakon, e bën padashje dhe se kupton. Kjo më jep ndjesinë sikur me ke lënë pasdore.

Enxhi: Performanca nuk i lë kurrsesi pasdore dhe Silvi është shumë i përkushtuar.

Olta: Po pres të vazhdosh shpërthimin që pate në freestyle. Atje mu duke shumë e impenjuar.

Lori Hoxha: Nuk jam dakord që ja ka var, më vjen inat që rrezikon kaq shumë se nuk të lexohen të gjitha hapat. Duhen ngarkuar me zotësi. Nuk di nga t’ja filloj, nga gjithë kjo mbingarkesë të humbet edhe postura dhe nuk vjen ai quickstep i plotësuar.

Ilir Shaqiri: Unë jam dakord me çiftin, ishte realizuar mjaft mirë se nuk ishte e thjesht. Si ga ana e muzikë dhe e fjalës. Unë do të dënoj  për dy gjëra. Atë që këshillojmë ti dëgjoni. Pozat kur je jashtë partnerit i anashkalon. Ajo e ka zgjuarsinë e trupit për ta përfituar në kohë këtë gjatje poze. Unë e kuptoj vështirësinë, por mendoj se mund ta bëje. E dyta janë koka në rrotullimet, po të shikosh veten do thuash si ka mundësi. Nëse keni intend për të shkuar para, dëgjoheni këtë.

Valbona Selimllari: Unë jam kundra të treve sot, me gjithë respektin. Mua mu duk e lumtur që ke arritur këtë vështirësi, kjo duhet të ndodhë nga ty dhe nga të gjithë se ndryshe nuk bëhet diferenca. Unë pash një performancë korrekte të ndjeshme elegante. Të gjitha ato që paskan parë anëtarët e tjerë, unë nuk i kam parë. Ky është këndvështrimi.

Në fund të performancës, çifti u vlerësua në total me 32 pikë.

Nëse Enxhi dhe Silvester janë të preferuarit tuaj, votoni për ta nga Shqipëria dhe Kosova, me Vip13. Mund të votoni edhe online, në voto.top-channel.tv

FOTO GALERI
2/30

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA