Kombëtarja në Euro2024, Veliaj fton qytetarët për të festuar të gjithë në “Sheshin Skënderbej”

20/11/2023 16:01

Shqipëria përballet sot në orën 20.45 me Ishujt Faroe, ndeshje e fundit në grupe drejt rrugës për në Berlin.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ftoi qytetarët të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur kombëtaren e kuq e zi dhe për të festuar të gjithë së bashku.

“Gati për festë?! Sonte, të gjithë në sheshin “Skënderbej”, për të përjetuar emocionet e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe Jemi me ju çuna. FORCA!”, deklaron Veliaj.

Top Channel