I mundi kombëtarja e drejtuar nga De Biazi, Olsen: Duhet të na vijë turp!

17/11/2023 17:15

Azerbajxhani mposhti me rezultatin 3-0 Suedinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

Kombëtarja që drejtohet nga Gianni De Biazi, bëri një surprizë teksa nuk shihej si favorite përballë nordikëve që zhgënjyen totalisht në fushë. Pas sfidës, portieri suedez, Robin Olsen i kërkoi falje tifozëve dhe e pranoi se ajo e Suedisë ishte një paraqitje për t’u harruar.

“Ajo që ndodhi ndaj Azerbajxhanit është e turpshme, jam i shokuar dhe këtë ndeshje duhet ta studiojmë mirë e këtë situatë ta zgjidhim sa më shpejt. Folëm në dhomat e zhveshjes, por nuk e them publikisht se çfarë diskutuam.

Duhet të na vijë turp, mua më vjen turp. I meritojmë të gjitha kritikat. Pas përfundimit të ndeshjes hoqa fanellën, nuk doja të turpëroja tifozët, kishin udhëtuar dhe i detyruam të shihnin këtë m…”, u shpreh Olsen.

Top Channel