“Pajtohen” SHBA dhe Kina! Biden e Xi Jinping rikthejnë komunikimin mes dy ushtrive

16/11/2023 09:44

Takimi i parë i presidentit amerikan Joe Biden me homologun kinez Xi Jinping pas më shumë se një viti, dha fryte.

Në përpjekje për të ulur tensionet mes tyre, dy palët kanë të rikthejnë komunikimet mes dy ushtrive. “Ne po u rikthehemi komunikimeve direkte, të hapura, të qarta”, deklaroi Biden pas përballjes së rrallë në Kaliforni, të mërkurën. Ata kanë rënë po ashtu dakord të vendosin edhe një linjë direkte komunikimi me njeri-tjetrin. Mungesa e komunikimit tregoi sesi ndodhin aksidentet. “Tani të dy ne mund të kapim telefonin dhe të dëgjohemi menjëherë”, tha Biden.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që ta kuptojmë njëri-tjetrin qartë, drejtpërdrejt, pa keqkuptime apo keqkomunikime. Ne duhet të sigurohemi që konkurrenca të mos kthehet në konflikt. Planeti Tokë është i madh mjaftueshëm që të dy vendet të kenë sukses”, u shpreh Biden.

Kina i ndërpreu komunikimet mes ushtrive vitin që shkoi pasi Nancy Pelosi asokohe kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, vizitoi Tajvanin. Pekini e konsideron Tajvanin si territorin e vet dhe ka kërcënuar me aneksim të tij me forcë, nëse është e nevojshme.

Biden u shpreh se ndonëse ende ekzistojnë mospajtime mes palëve, Xi ka qenë “i drejtpërdrejtë”. Sipas tij bisedimet ishin “ndër më konstruktivet dhe më produktivet ndonjëherë”. Përveç rivendosjes së lidhjeve ushtarake, palët arritën ujdi edhe për frenimin e prodhimit të paligjshëm të fentanilit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA