Cesc Fabregas nis etapën e re në karrierë, debuton më 25 nëntor

13/11/2023 08:41

Cesc Fabregas emërohet trajner në Serinë B. Ish-mesfushori spanjoll do të drejtojë Comon duke filluar nga ndeshja e radhës.

Zgjedhja e klubit lombard në fakt ishte Fabregas, i cili ka drejtuar ekipin e të rinjve pasi përfundoi karrierën e tij duke luajtur në Como.

Një zgjedhje e ardhur pas shkarkimit të Raffaele Longos, të cilit fitorja në Ascoli nuk i mjaftoi për të shpëtuar “lëkurën”.

Shkarkimi i Longos vjen pa dyshim si befasi, duke qenë se Como aktualisht zë vendin e gjashtë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara në 12 ndeshjet e para të Serisë B.

Fabregas, i cili e përfundoi karrierën e tij si futbollist në Como, ka qenë trajner i skuadrës “Primavera” që nga vera e kaluar. Tani vjen mundësia e tij e parë reale si trajner I ekipit të parë.

Fabregas do të bëjë zyrtarisht debutimin e tij si trajner i Comos kur të rifillojë kampionati. Ekipi lombard pret Feralpisalòs të shtunën, më 25 nëntor, në orën 14:00./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA