Marko Arnautovic rikthehet në dispozicion për Interin. Trajneri Inzaghi ka bërë të ditur se austriaku do të grumbullohet për takimin e ardhshëm, transfertën e Champions League në Salzburg.
34 vjeçari duket se ka kaluar problemin muskulor , pas 40 ditëve jashtë fushe kalvari ka përfunduar më parë nga sa ishte parashikuar fillimisht.
Kështu nëse nga njëra anë te Interi shqetësohen për dëmtimin në gjurin e majtë të Pavard, Inzaghi mund të buzëqeshë për rikthimin e Arnautovic që do t’i mundësojë të bëjë pak rotacion në sulm, duke i lejuar të marrin frymë Thuram apo Lautaro Martinez.
Alexis Sanchez faktikisht është konsideruar si një lojtar që futet kryesisht në 30 minutat e fundit të lojës, me përshtypjen se si Lautaro ashtu dhe Thuram janë të një niveli superior në krahasim me lojtarët e tjerë të repartit. Arnautovic u mor në merkato nga trajneri pasi i duhet një qendërsulmues fizikisht i fortë, por nuk ka mundur të konfirmojë besimin, pasi debutoi me një asist nga stoli në ndeshjen e parë të kampionatit me Monzën por dështoi në sfidën e vetme si titullar, atë përballë Real Sociedad. Në total ka luajtur 156 minuta para se të dëmtohej.
Pas dëmtimit të tij qarkulluan zëra për një ndërhyrje në merkato të klubit zikaltër ndaj Arautovic i duhet që deri në janar të demonstrojë se vlen për Interin duke gjetur minutat e aktivizimit dhe golat.
Top Channel