Një nga çiftet e spektaklit “Dancing With The Stars”, Luixhino dhe Atalanta kanë qenë të ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, për të folur rreth emocioneve dhe eksperiencës që po përjetojnë.

Të pyetur për zënkat dhe zhurmën në këtë spektakël, ata shprehen se në këtë “DWTS” kanë filluar shumë herët, që në javën e dytë. Përsa i përket sherrit mes Ronaldos dhe Oltës, Luixhino e komenton se Ronaldo e di çfarë bën, dhe kjo gjë është pjesë e show-t të tij. Ndërsa Atalanta tregon se pas atij debati, e vuri re Oltën shumë të mërzitur dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak.

Alban Musa: Ky është një spektakël që ka talente dhe kur ka talente, ka kompeticion, gjithmonë ka edhe nga këto zhurmat, bërrylat e zënkat. Si shumë herët e keni nisur në fakt.

Atalanta Kërçyku: Unë e kam ndjerë dhe e kam pyetur Xhixhin a ndodhi kështu dhe vjet? Më tha jo.

Luixhino Hala: Ndodhi një lloj tensioni në fakt, por pas javës së pestë, kjo ndarja e grupeve.

Atalanta Kërçyku: Ne e kemi filluar që në javën e dytë.

Luixhino Hala: Kam përshtypjen që janë njerëz që e dinë çfarë duan të bëjnë, kështu mendoj që deri diku mund të jenë mënyrë e të bërit show. Mendoj që Ronaldo di shumë mirë se çfarë bën në rastin konkret. Nisi Ina Kollçaku në një nga javët, rastësisht por u qetësua disi, por kjo është një reality show dhe ndonjëherë kjo bëhet kastile, ndonjëherë del rastësisht, por mendoj se kjo gjëja i duhet të gjithëve për ta ngritur si spektakël. Por në thelb ky është një spektakël kërcimi dhe ishte një çikë ‘e shiko se e po kërcejmë, ndërkohë që vëmendja po shkon tjetër kund’.

Atalanta Kycyku: Ishte pak e trishtë për ne pjesëmarrësit e spektaklit.

Luixhino Hala: Unë kam bërë një batutë kur ishte momenti i Ronaldos kur u kap me Oltën atë ditë. Unë isha dy numra më mbrapa dhe u ktheva nga Atalanta dhe i thashë ‘kush kërcen tani!’

Atalanta Kërçyku: Unë e vura re që Olta u mërzit dhe më erdhi keq për të në fakt, ishte tejet njerëzore.

Alban Musa: Mendon se u ndikua Olta nga debat me Ronaldon, që të mos jepte ato pikët që ti pretendoje?

Atalanta Kërçyku: Jo nuk e kam tek kjo, e kam tek Olta që u mërzit për atë që ndodhi dhe u ngrys në fytyrë. Edhe unë do isha mërzitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA