Këngëtarja Elsa Lila vjen me një koncert recital për herë të parë për publikun shqiptar në Pallatin e Kongreseve.

Më 1 nëntor, Elsa Lila, e shoqëruar nga një bandë muzikore italiane do të performojë për të gjithë ata që janë rritur me këngët e saj, nga “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” e deri te “Evita”, kënga dedikuar vajzës, me të cilën mori pjesë vitin e shkuar në Festivalin e Këngës.

Këngëtarja tregoi sot në “Wake up” se pse do rikthehet si “Finalmente Elsa”?

“’Më në fund Elsa’ sepse kur erdha vjet për Festivalin njerëzit më thoshin ‘O Elsa më në fund sa bukur që erdhe’. Është gjithmonë një lumturi e madhe kur njerëzit të presin me dashuri. Unë jetoj kryesisht për këtë gjë. Puna ime nuk do të kishte sens nëse publiku nuk do e pëlqente. Të shënon jetën tënde ai moment unik. Publiku të dashuron dhe të duartroket, do isha në gjendje të bëja gjithçka për t’i falenderuar. Dashuria ime më e madhe pas vajzës, është publiku, pra dashuria e dytë. Kjo lidhje me publikun ndodh përmes urës urës së muzikës. Kam ardhur për t’i falenderuar dhe për ti qenë afër publikut.”

A do të jetë vajza e saj në koncert?

Evita më dëgjon që këndoj nga mëngjesi në darkë, më thotë’ mama boll këndove’, unë i them për flautin, pra për atë është vazhdimi i një pune, nuk është rikthim. Ajo fatmirësisht ishte në pallatin e kongreseve dhe njëh atë sallë. Nuk do më bashkohet në skenë, ajo është shumë e aftë në këto instrumente, sepse ka rënë në orkestra në Itali, por nuk e lënë emocionet, kështu që nuk do të jetë këtë herë.”

Rikthimi “Pyes lotin” dhe kritikat

“Shumë emocion. 26 vite nuk e kisha kënduar kurrë më në asnjë koncert të mëpasëm. Sigurisht ishte shumë bukur por duke qenë se ishte nata e të ftuarve, atëherë unë mendova që të bashkëpunoja me Captial T sepse doja t’i jepja një lloj freskie pas 26 vitesh edhe pse indikacionet e stafit ishin “Mos na sillnin ‘copy paste’ të këngëve por një lexim të ri. Unë mendova të merrja një djalë të ri dhe eksperimentova. Sa për komentet nuk i konceptoj dot. Nuk e di çfarë nuk i pëlqeu, unë bëra punën time, unë i ofrova diçka publikut, nuk vramë njeri, nuk premë njeri, bëra thjesht një këngë. Unë përgjigjem vetëm në rastet kur ka sens të replikosh, kur nuk ka sens thjesht nuk flas. Unë jam e hapur ndaj të gjitha llojeve të muzikës.

Të gjithë ne dëshirojmë që njerëzit të duan, jo vetëm në skenë por edhe në jetën e përditshëm. Duam të mbjellim mirë dhe të kemi një feedback pozitiv. Ajo që të gjithë ne bëjmë dhe duam është e drejtuar drejt një feedbaku nga shoqëria. Mendoj se jo të gjithë të duan dhe jo të gjithë të kuptojnë. Kritikat i pranoj dhe i dua, komentet nuk i konceptoja dot por tani i kam ridimensionuar. Tani jetoj për veten time dhe dua te jem korrekte për veten dhe familjen time.”

Kush e mbështeti Elsa Lilën në momentin e saj të vështirë

“Unë nuk kam pasur një perceptim të drejtpërdrejtë. Ju e dinit çfarë po bëhej, unë nuk e dija dhe nuk kam pasur një perceptim. Kam mësuar se më kanë mbështetur shumë, sepse duke më njohur nga afër nuk i kanë besuar ato akuza. Ka pasur shumë nga ata. Unë kam lindur e fortë dhe besoj se ne fortifikohemi me forcat e jetës. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA