
23/02 17:26
Ndeshja Shënkolli-Sopoti, e vlefshme për javën e pestë të grupit A të Kategorisë së Dytë, ka degraduar me përdorimin e dhunës.
Mësohet se arbitri kryesor, Abdurrahman Kadria nga Peshkopia, është goditur nga kapiteni i Shënkollit me kokë dhe loja është ndërprerë në minutën e 85-të.
Arbitri ka shkuar menjëherë për mjekim në spitalin e Lezhës, pasi ka pasur një të çarë në pjesën e fytyrës.
Loja nuk ka vazhduar më dhe tashmë ngjarja mbetet për t’u shqyrtuar nga organet e FSHF, ndërkohë që policia arrestoi Bledar Pjetër Zefin.
Top Channel