Fifi dhe Graciano kanë vendosur që këtë javë t’i lënë fjalët e tepërta dhe të fokusohen vetëm te kërcimi.

Gjatë provave të kërcimit, këngëtarja u shpreh se garën e ka vetëm me veten. Ndërsa, Graciano u përlot gjatë rrëfimit të tij.

Fifin e kam shpirt. Po mundohet shumë, po lodhet shumë. Përballjet janë shumë të forta”, u shpreh balerini, teksa nuk mbajti dot lotët.

Në skenë, çifti erdhi me një charleston energjik. Juria vlerësoi energjinë e Fifit, por Valbona Selimllari i kërkoi të guxojë më shumë dhe të dalë nga zona e komfortit.

Ilir Shaqiri: I shkunde puplat. Ka filluar të dalë bisha që ke brenda. Je në gjysmë. Sa i përket charleston, kishe bërë një trahana të vërtetë. Gjithsesi, përveç disa kontrasteve në hapa, mendoj që ke filluar të kërcesh

Valbona Selimllari: Performanca ishte e bukur, korrekte, me emocion. Graciano, duhet ta nxjerrësh nga zona e komfortit Fifin

Olta Gixhari: Jam dakord me kolegët, por të përgëzoj Fifi që pas netëve pa gjumë me djalin, ke këtë energji dhe vjen këtu në skenë plot energji

Valbona Selimllari: Kur të dalësh nga zona e komfortit, do e kuptosh sa e aftë je.

Charleston-i i Fifit dhe Gracianos u vlerësua me 30 pikë nga juria. Me tekstin Vip14, mund të dërgoni deri në 5 mesazhe nëse ju pëlqeu performanca e Fifit dhe Gracianos.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA