Tel Avivi: SHBA të mos ndërhyjë, Obama paralajmëron Izraelin: “Injorimi mund të…”!

24/10/2023 12:29

Mes kërcënimeve të Iranit se do të mësyjë qytetin e Haifasë, dhe deklaratave sfiduese të Izraelit mes thirrjeve të SHBA-së për ta shtyrë ofensivën tokësore se i takon vetëm shtetit hebre ta marrë këtë vendim, situata në Lindjen e Mesme duket gjithmonë e më e rrezikshme.

Autoritetet izraelite nuk po ua venë veshin thirrjeve nga jashtë, më e fundit e të cilave mbërriti nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili i kërkoi Tel Avivit të jetë i matur në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës.

“Në veçanti, ka rëndësi – siç e ka theksuar vazhdimisht presidenti Biden – që Ushtria e Izraelit t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, përfshirë ligjeve të cilat kërkojnë shmangien e vdekjeve dhe vuajtjeve të popullatës civile”, shkroi Obama në platformën online, Medium.

Mijëra palestinezë kanë vdekur tashmë si pasojë e bombardimeve në Gazë, shumica e të cilëve fëmijë, kujtoi ish shefi i Shtëpisë së Bardhë duke shtuar se qindra mijëra njerëz në këtë vend janë zhvendosur. Obama theksoi se pas “brutalitetit të papërshkrueshëm” nga Hamasi, Izraeli ka të drejtë t’i mbrojë qytetarët e vet nga dhuna e tillë, por “bota po shikon me vëmendje”.

“Vendimi i Qeverisë së Izraelit për ta ndërprerë furnizimin me ushqim, ujë dhe rrymë për një popullsi civile të rrethuar, kërcënon jo vetëm përkeqësimin e krizës humanitare në rritje, por mund ta ashpërsojë edhe qëndrimin palestinez për gjenerata më radhë, ta shkatërrojë mbështetjen globale për Izraelin, t’u japë përparësi armiqve të Izraelit, dhe t’i minojë përpjekjet afatgjate për arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA