Ina dhe Eltioni, çifti që performancën e tyre natën e tretë të spektaklit ia dedikuan bullizimit dhe linçimit të artistëve online, vendosën të shfrytëzonin edhe këto prova ditore për t’i bërë thirrje publikut të spektaklit më të madh të kërcimit në Shqipëri, Dancing With The Stars, të mos shajnë asnjë nga çiftet.

Teksa po flisnin për kritikat, Eltioni i tha publikut se edhe nëse nuk ju pëlqen performanca e çifteve, më normale është të ndërrosh kanal sesa të mbjellësh urrejtje në rrjetet sociale.

Por si shkoi dita e parë e provave për Inën dhe Eltionin?

Çifti e nisën provën me balerinin që provokon Inën nëse edhe këto prova do t’i kalojnë duke u zënë sikurse javën e kaluar. Ndërsa Ina, shihet se po has shumë vështirësi në mësimin e koreografisë së re për performancën e natës së katërt të spektaklit.

Ina: Do ta ndrisim këtë… Këtu do të lë nam unë.

Eltion: Nuk do të lësh nam.

Ina: Këtu është tipikisht ‘të poshtërohesh publikisht’. Të paktën do të na mbrojnë njerëzit duke thënë ‘ça keni me Inën që po e godisni të gjithë’. Këtu jam skandal.

Eltion: Hë do vazhdojmë tani, apo do bëjmë muhabet.

Duke vijuar me provat, në një moment Toke lëshon Inën gjatë një padieshke, duke iu drejtuar kameras për t’i kërkuar publikut të votojnë VIP15.

Ina: O idiot, më hodhee…

Eltion: Uaaa, më fal se harrova dhe shkova për t’iu drejtuar publikut.

Ina: Uaaa si më le ashtu…

Eltion: Mirë që nuk të kisha këtu lartë unë ty.

Ina: Uaa ti më le plasur në tokë.

Eltion: Po kush të la, ti u hodhe vetë. Pastaj ashtu si po rrije ti, rri robi kështu…

Ina: Po unë sisha ashtu, gjithë forcën tërheqëse e kishe ti.

Eltion: Po pse e dramatizon tani situatën.

Më pas me nota humori, Eltioni i kërkon Inës më shumë impenjim në prova.

Eltion: Çohu, gjithë ato mesazhe që na kanë ardhur, kështu do t’ua shpërblejmë.

Ina: Po…

Eltion: Po nuk të vjen zor nga vetja?

Çfiti kanë vijuar të komentonin sërish përmes batutave situatat me përshëndetjen e familjarëve në skenën e spektaklit.

“Kështu është kur ke 30 motra”- tha Ina duke shtuar se “edhe mami e ndjen veten si motër”.

Eltioni: Të isha unë si mami jot, nuk do ta kisha hapur telefonin.

Ina: Mami zemër rri me komente. Mallkojnë njerëzit aty, mallkon edhe mami “të hëngërt mortja”… Dhe unë që i them mami mos u bëjë si ato mamatë klasike sepse nuk ka rëndësi.

Eltioni: Ka rëndësi ajo.

Ina: Po jo nuk ka rëndësi sepse unë kam një nënë.

Eltioni: Po lëre pra tani se nuk ka lidhje ‘kam një nënë, kam një babë, kam një motër, kam një vëlla’.

Ina: Po lëre… Do zihemi tani edhe për komentet në rrjetet sociale.

Eltioni: Nuk do zihemi, por doja të jepja një mesazh për publikun që në komentet nuk kanë pse shajnë. Të pëlqeu apo jo performanca, jepi drejtim. Ndërro kanal po deshe. Për çfarë po shanë mor vëlla, për çfarë shani mor publik i dashur. Mos komentoni ashtu tek asnjë çift.

Ina: Do të shajnë edhe ty…

Eltioni: Po le të shajnë aman Unë i marrë tek e tek sikurse i kam marrë, e di vetë ti…

Pas publikut biseda ka kaluar sërish te reagimet e familjarëve natën e spektaklit ku Ina u acarua që familja e Tokes nuk kanë pasur asnjë reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA