Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, nisin procedurat e ekstradimit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, duke nderuar viktimat dhe heronjtë që u përballën me tragjedinë në Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia.
Në një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shprehet se kjo ditë mbetet një moment për të kujtuar jetët e humbura dhe forcën e shoqërisë amerikane përballë një prej sulmeve më tragjike në historinë e vendit.
“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Sulmet e 11 Shtatorit 2001 shkaktuan vdekjen e 2,977 personave dhe ndryshuan në mënyrë të thellë historinë e Shteteve të Bashkuara dhe politikën ndërkombëtare të sigurisë.
Në 25-vjetorin e kësaj tragjedie, Shtetet e Bashkuara përkujtojnë viktimat, ndërsa homazhet zhvillohen në Nju Jork, në Pentagon dhe në Pensilvani, aty ku humbën jetën mijëra njerëz dhe ku u shfaqën edhe akte të jashtëzakonshme heroizmi.
Mesazhi i Ambasadës Amerikane në Tiranë vjen në një ditë përkujtimore ku SHBA-ja dhe aleatët e saj nderojnë kujtimin e viktimave dhe atyre që sakrifikuan jetën për të shpëtuar të tjerët.
Top Channel