Ndryshimet në ministrinë e Punëve të Brendshme, reagon Rama: Lamallari do i bashkohet ekipit tim në Kryeministri

11/09/2026 10:19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndryshimeve të bëra në ministrinë e Punëve të Brendshme, ku Besfort Lamallari u lirua nga detyra si ministër dhe vendin e tij e mori ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Me anë të një videomesazhi të ndarë në rrjetet sociale, Rama u shfaq në zyrën e tij në Kryeministri së bashku me Lamallrin dhe Demon.

Ai u shpreh se Lamallari do i bashkohet skuadrës së tij në Kryeministri, ndërsa do të marrë rolin e këshilltarit të Ramës, ndërsa Demo merr rolin e ministrit të Brendshëm.

“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri. Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë. Por pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së punëve të Ministrisë. Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm”, u shpreh Rama.

“Faleminderit Kryeministër për të gjithë besimin e dhënë në këto 10 vite., ndjej që jam rritur jo vetëm profesionalisht, por edhe si njeri, për të kuptuar më mirë edhe njerëzit kur shprehin shqetësimet. Pastaj pjesa e kthimit në shtëpinë time, pasi aty nisi rrugëtimi, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Ju falënderoj shumë dhe jam munduar që mos t’ju zhgënjej kurrën e kurrës. Absolutisht është kënaqësi dhe nder. Do ta vazhdoj rrugëtimin dhe të jem në krahun tuaj për të gjithë punët e mira që e presin Shqipërinë”, tha Lamallari.

Kryeministri Rama shkarkon nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, ja kush e zëvendëson

Top Channel