Vinicius Juniorit iu desh të përjetonte një rast të ri racizmi në fushën e futbollit. Në “Sánchez-Pizjuán”, në Sevilje, një individ bëri gjestin e një majmuni në një moment të ndeshjes.

Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë sapo ka ndodhur kjo ngjarje fatkeqe dhe e kanë larguar nga ambientet sportive.

Disa orë pas ndeshjes, Vinicius ka falënderuar klubin e Seviljes në rrjetet sociale për punën e mirë të bërë, megjithëse ka lënë edhe një mesazh dhe ka kërkuar që të nxirren përgjegjësitë.

Braziliani iu referua gjithashtu një videoje që i ka mbërritur përmes rrjeteve sociale në të cilën shihet një fëmijë duke bërë të njëjtin gjest racist dhe i vjen keq që djali “nuk ka askënd që ta edukojë”.

“Fatkeqësisht, pata akses në një video të një akti tjetër racist në ndeshjen e kësaj të shtune, këtë herë të kryer nga një fëmijë. Më vjen shume keq që nuk ka njeri që ta edukojë. Unë investoj shumë në arsimin në Brazil për të formuar qytetarë me qëndrime të ndryshme nga këto.

Fytyra e racistit të sotëm pasqyrohet në faqet e internetit si në shumë raste të tjera. Shpresoj që autoritetet spanjolle të bëjnë pjesën e tyre dhe të ndryshojnë legjislacionin një herë e përgjithmonë. Këta persona duhet të dënohen penalisht.

Do të ishte një hap i parë i shkëlqyeshëm në përgatitjen për Kupën e Botës 2030. Unë jam në dispozicion për të ndihmuar.

Na vjen keq që po bëhemi përsëritës, por ky është episodi numër 19 i izoluar. Dhe po numërojmë…” /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA