Më në fund një miqësore.

Pas 6 ndeshjes zyrtare, ku ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, Shqipëria e Sylvinhos po përballet me Bullgarinë në një test miqësor në “Arena Kombëtare”.

Shqipëri-Bullgari 1-0

41’ – Gooooool. Qazim Laçi u jep avantazhin kuqezinjve. Por çfarë bën Mario Mitaj, që lëviz në mënyrë perfekte shërben për Uzunin dhe më pas topi shkon te Laçi, që e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë.

34’ – Aksion i bukur i kuqezinjve, që konkretizohet me një goditje diagonale të Muçit, por pret në dy kohë portieri bullgar.

9’ – Goditje nga këndi për kuqezinjtë, me Asllanin që gjen Ajetin në zonë dhe mbrojtësin që jep kërcënimin e parë, por pret portieri bullgar.

Trajneri Brazilian ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë, teksa krahasuar me ndeshjen ndaj Çekisë në eliminatore, ka bërë 6 ndryshime në 11-shen e titullarëve.

Kështu kanë shansin të tregojnë cilësitë e tyre Strakosha në portë, Balliu e Mihaj në mbrojtje, Laçi në mesfushë dhe Muçi e Uzuni në sulm, teksa nga ndeshja me Çekinë konfirmohen vetëm Ajeti, Mitaj, Asllani, Bajrami e Asani./ Super Sport

FOTO GALERI
12/41

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA